Lewis Hamilton fitoi në mënyrë sensacionale GP-në e Brazilit.

Ndonëse u penalizua për parregullsi në sistemin DRS dhe u fut në garën e së shtunës, e cila përcaktoi renditjen e startit për garën kryesore të sotme, nga vendi i 20-të, ai depërtoi në vendin e pestë, por për shkak të një penalltie të mëhershme nisi sot vetëm në vendin e 10-të, shkruan Korneri.net

As kjo nuk e shqetësoi, kështu që arriti të depërtonte derisa fitoi garën e sotme. I dyti përfundoi në renditje Max Verstappen, të cilin Hamilton e tejkaloi 12 xhiro para fundit. Në vendin e tretë është shoku i skuadrës së Hamiltonit, Bottas, dhe i katërti është shoku i skuadrës së Verstappen, Perez. Kështu, tre gara para fundit, Hamilton e zvogëloi diferencën pas Verstappen kryesues në vetëm 14 pikë. Gara e radhës do të zhvillohet pas një jave në Katar. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here