Një tjetër garë spektakolare në këtë edicion të Formula1.
Në garën e çmendur dhe shumë interesante për Çmimin e Madh të Belgjikës, fitues doli Lewis Hamilton, i cili pati punë me përcjellësin e tij Sebastian Vettel që nga fillimi e gati deri në fund, sepse 11 xhiro para fundit në shteg u desht të futej makina e sigurisë (safety-car), pas një incidenti të vogël që ndodhi, dhe këtu u bë gara edhe më e zjarrtë sidomos për dy xhirot e radhës ku Vettel ishte farë afër ta tejkalonte britanikun, por edhe njëherë Hamilton tregoi se është shumë pilot i mirë dhe vështirë i kalueshëm, shkruan Korneri.net.
Pas Vettel që e përfundoi garën i dyti në cakë hyri piloti i Red Bull, Daniel Ricciardo i cili nuk ishte aspak larg gjermanit.
Pas tyre u renditën, Raikkonen, Bottas, Hulkenberg, Grosjean, Massa, Ocon dhe Sainz.
Pas garës së 12 sezonale, lider në renditjen e pilotëve kthehet Lewis Hmailton me 22 pikë, duke lënë mbrapa Sebastian Vettelin me 213 pikë, ndërsa pas tyre renditen edhe Valteri Bottas me 179 pikë, Daniel Ricciardo me 132 dhe Kimi Raikkonen me 128 pikë.
Në renditjen e konstruktorëve Mercedes është i pari me 392 pikë, Ferrari me 358 dhe Red Bull Racing me 199 pikë.
Gara e ardhshme mbahet me 1 deri me 3 shtator për Çmimin e madh të Italisë. /Korneri.net