I duhej vendi i 5-të, për t’u shpallur kampion, por Lewis Hamilton e ka fituar titullin Kampion Bote në Formula 1 nga vendi i 9-të.

Ka nisur ashtu siç nuk mund të pritej kurrë gara për Çmimin e Madh të Meksikës, me dy pretendentët Vettel dhe Hamilton që pa mbaruar xhiroja e parë e kanë parë veten në dy vendet e fundit.
Vettel tentoi gjithçka për t’ia dalë mbanë duke e përfunduar garën në vendin e katërt, por nuk ka marrë pikët e nevojshme për të qenë akoma në garë me pilotin britanik. Ndërsa janë edhe 2 gara për t’u zhvilluar, diferenca mes 2 pilotëve është 56 pikë nga 50 që janë akoma në lojë.

Incidenti
Vettel nisej i pari, por Verstappen e ka parakaluar duke pasur edhe një kontakt mes tyre, piloti i Ferrarit është parakaluar menjëherë edhe nga Hamilton. Në kthesë ka pasur një tjetër kontakt, këtë herë mes Vettel dhe Hamilton, ku pjesa e përparme e Ferrarit është shpërbërë kur ka kapur në gomën e Mercedesit të Hamilton.

Artikulli paraprakDFB Pokal, raundi i tretë: Spikat ‘klasikja’ e futbollit gjerman
Artikulli tjetërZyrtare: Kosova pa yllin e madh në miqësoren ndaj Letonisë