Interi është mjaft aktiv në merkato në ditët e fundit të saj. Ekipi zikaltër kërkon të përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë. Emrat e përfolur janë mesfushori portugez i sportingut të Lisbonës, Zhoao Mario, mesfushori francez i Neëcastle, Moussa Sissoko dhe sulmuesi brazilian i Santos, Gabigol, i cili pati një paraqitje të mirë me përfaqësuesen braziliane në Olimpiadë.

Pikërisht për këtë të fundit, Presidenti i Santos, Modesto Junior, tha se Interi ka bërë një ofertë zyrtare, por tashmë është në dorë të lojtarit të vendosë të ardhmen e tij. Përveç klubit milanez, për talentin brazilian janë interesuar edhe kampionët e Juventusit, të cilët presin largimin e Simone Zazas për t’u rihedhur në sulm.

Interi pritet të bëjë ndryshime edhe në mbrotje, ku mund të largohet i sapoardhuri Caner Erkin, i cili nuk pëlqehet nga trajneri i ri Deboer. Në vend të tij mund të afrohet Domenico Criscito i Zenitit.

Artikulli paraprakZyrtare: Edhe një superlojtar i thotë “PO” Kosovës
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Kosova pëson disfatë të thellë nga Qipro