Juventus nuk është skuadra e vetme e interesuar për shërbimet e sulmuesin 15-15-vjeçar, Pietro Pellegri të Genoas, pasi në garë për të tashmë janë edhe Milan e Inter.

“Zonja e Vjetër” prej kohësh ka patur nën vëzhgim talentin e Genoas, por për të tashmë kanë shprehur interes edhe dy klubet nga Milano.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, pronarët e rinj të Inter Suning, kërkojnë të marrin në skuadër disa talentë të rinj italian, ndërsa edhe pronarët kinezë të Milanit, duan të bëjnë të njëjtën gjë.

Por së fundmi jo vetëm klubet italiane kanë vënë në monitorim “Leo Messin e Genoas”, por edhe disa klube nga Anglia kanë shprehur interes.

Artikulli paraprak“Shokohet” Liverpool: Kjo është megaoferta e PSG për yllin nga “Anfield”
Artikulli tjetërKampioni më i mirë se nënkampioni, derbi i LA, i takoi Lakers-ve, Westbrook vazhdon shkëlqimin