52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet, në një sezon të mbyllur me fitore në FA Cup, Premier League dhe Champions League dhe më pas Superkupën e Europës në verë.

Ky ishte viti i mrekullueshëm i Erling Haaland te Manchester City, i cili në mënyrë të pashmangshme e bën norvegjezin një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”.

I intervistuar nga “France Football”, sulmuesi ka folur për këtë çmim, duke mos u shfaqur as mendjemadh, por as tepër i modest, ndërsa deklaroi se beson që këtë trofe do ta fitojë ai vetë.

“Unë besoj vërtet në veten time. E di që mund të përparoj ende shumë, jam ende i ri. Por po, mendoj se kam një shans këtë vit”-deklaroi Erling Haaland.

Artikulli paraprakNdeshja e madhe Kosovë-Zvicër, emicione të përziera
Artikulli tjetërGolashënuesi më i ri në historinë e Spanjës, por Yamal ende nuk është 100% i iberikasve