E ardhmja e Achraf Hakimi ende është e paqartë.
Këtë e ka thënë edhe agjenti i lojtarit, Alejandro Camano, i intervistuar nga Onda Cero, ku edhe njëherë tjetër e bëri të qartë se klienti i tij do të kthehej te Reali me vetëm një kusht, përcjell Korneri.net
“Në fund të sezonit Achraf do të kthehet në Madrid nga huazimi te Borussia Dortmund, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai dëshiron të luajë dhe të jetë titullar, ashtu siç është tani. Ne nuk jemi me nxitim, me Real Madridin kami dialog të vazhdueshëm, por për lojtarin është thelbësore që të vazhdojë të luajë me vazhdimësi. Qëllimi i tij për çdo rast është të marrë, tani ose në të ardhmen, të jetë një protagonist në klubin më të mirë në botë Real Madrid ”, tha Cero. /Korneri.net