Achraf Hakimi dhe Mauricio Pochettino, rrugët mund të ishin bashkuar më herët.

Trajneri i PSG -së në Uefa.com zbuloi: “Achraf është një lojtar i ri që e ndoqa në Tottenham. Isha afër ta kapja kur isha në Tottenham, por më pas ai shkoi në Dortmund. Ai është një mrekulli në garë, potenciali i tij fizik është  i jashtëzakonshë. Ai është i madh, është i ri, ai gjithmonë përmirësohet në fazën mbrojtëse, por ai tashmë po jep një kontribut të madh në fazën sulmuese”, tha Pochettino, përcjell Korneri.net

Hakimi mund të jetë njëri perj lojtarëve që Real Madridi do ta vajtojë, sepse ishte në dorën e tyre, e kishin kartonin në dorë, dhge vendosën ta shesin te Inter, prej nga kaloi për një shumë të lartë në PSG. Konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të djathtë në Evropë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here