Ish-anëtari i Interit tash i PSG, Achraf Hakimi, doli pozitiv në teatin e fundit të Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja prestigjioze franceze L’Equipe, e cila njoftoi se marokieni 22-vjeçar që kaloi nga Inter për 60 milionë (plus 11 milionë bonuse), është pozitiv dhe u dërgua në vetizolim, përcjell Korneri.net

Hakimi tashmë pati minutat e tij të para te PSG në miqësoren e luajtur para dy ditësh ndaj Le Mans (4-0), duke asistuar në një gol. Pozitiv doli edhe Eduard Michut. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here