Skuadra e Hajvalisë në konkurencën e kadetëve është tërhequr nga garat e “Raiffaisen Superligës”, disa ditë para se të fillojnë garat, mëson Gazetasheshi.com.

Mësohet se për shkak të kushteve të rënda që po mbretërojnë aktualisht në klub, të rinjtë e Hajvalisë nuk do kenë mundësi të luajnë me bashkëmoshatarët e tyre.

Madje njëri nga futbollistët e kësaj skuadre në kushte anonimiteti i ka treguar Portalit Gazeta Sheshi se ishin pikërisht trajnerët ata që nuk i lejuan të transferoheshin në ndonjë skuadër tjetër, derisa tani disa ditë para fillimit të garave i kanë kumtuar lajmin e hidhur.

“Kemi stërvitur gati se dy muaj vazhdimisht dhe jemi përgatitur maksimalisht për gara. Ne kemi shpenzuar kohë dhe kemi paguar 20 euro në muaj dhe në fund kemi marrë vesh që nuk do garojmë. Kjo ishte shokuese për ne”, deklaroi njëri nga futbollistët e kësaj skuadre.

Hajvalia e kishte mbyllur pjesën vjeshtore të kampionatit në pozitën e dhjetë me 9 pikë

Artikulli paraprak“Bomba” e mbrëmjes: Milan të gatshme 60 – 70 mln euro për një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Premier League
Artikulli tjetërGuardiola tregon arsyen e eliminimt të Man City