U zhvilluan ndeshjet kualfikuese për Champions League në konkurrencën e femrave. Në fushën asnjanëse të qytetit Paphos në Qipro, Hajvalia barazoi 1-1 me Paok, që është rezultat shumë i mirë.

Bajramaj shënoi golin e vetëm për Hajvalinë pas asistimit të mirë të Krasniqit, kurse rezultatin e barazoi Vlasiadoun. Ndeshja e parë dhe pika e parë për Hajvalinë në grupin e parë kualifikues të Champions Leagues së femrave, ku bëjnë pjesë edhe Apolloni i Limasolit dhe Klaksvik.

Nga ana tjetër Vllaznia u deklasua 6-1 nga skuadra sllovene Pomurje. Mesfushorja ofanzive  Jashari realizoi golin e parë për skuadrën shqiptare, por kjo ishte e tëra që ato treguan pasi në pjesën e dytë ndeshja u dominua nga skuadra sllovene e Pomurjes që realizoi plot gjashtë herë. Rogan me  dygolësh ishte futbollistja kryesore për ekipin vendas. Ndeshjen e rradhës në grupin pestë eliminator Vllaznia do ta ketë ndaj skuadrës zvicerane të Zurich, ndërsa më pas vajzat shkodrane do të sfidojë Slovan Bratislavan e Sllovakisë.

Artikulli paraprakEdhe kjo ndodh në futboll!
Artikulli tjetërTer Stegen përfiton nga largimi i Bravo