Hajvalia që po përjton edicion të vështirë nuk ka arritur në shtëpi të mposhtë të rikthyerit në elitë Trepçën, e cila poashtu ka filluar mjaft keq edicionin e ri. Dy skuadrat që deri tani nuk kishin pikë në Superligë, luajtën baraz 1-1 në kryeqytet.
Vendasit ishin shumë pranë fitorës, pasi goli i barazaimit për ‘Xehtarët’, erdhi në sekondat e fundit të takimit, ashtu sikurse epërsia e Hajvalisë, që realizsht erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë me autor të Dakës. Një sukses të tillë arritën musafirët por gjatë etapës së dytë të ndeshjës. Ishte Hyseni ai i cili kur u mendua se pikët do të mbesin te skuadra prishtinase, realizoi për ti dhënë pikën e parë skuadrës së Fidaim Haxhiut.
Hajvalia dhe Trepça mbajnë pozitat e fundit në Superligë, teksa pas katër javëve kanë nga një pikë.