Florent Hadërgjonaj është në dyshim se për kë kombëtare do të luaj në të ardhme por, është shprehur se për momentin po mendon për Zvicrën.

“Teorikisht ende mund të zgjedh se për cilën Kombëtare mund të luajë: Zvicrën, Kosovën ose Shqipërinë. Të luajë për Zvicrën do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën time. Momentalisht preferoj Zvicrën”, tha ai.

Ai ka fituar vendin e titullarit tek ekipi gjerman. Ku në ndeshjen e fundit, asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Ingolstadt në barazimin 1-1 përballë Wolfsburg.

Menaxheri i Hadërgjonaj është Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit.

Artikulli paraprakHajrizi tregon pse Prishtina u mposht nga Bashkimi
Artikulli tjetërFutbollisti i mbijetuar përlot botën me fjalët e para pas tragjedisë