Paris Saint-Germain tashmë është bërë me trajner të ri dhe ai është gjermani, Thomas Thuchel. Ndërkohë, objektivat e klubit parizien janë të qarta për sezonin e ardhshëm, teksa në mozaikun e trofeve të fituar vihet re mungesa e Champions League.
Tashëm klubi është përforcuar më shumë në këtë aspekt, pasi në ekip janë edhe dy gjermanë, Kevin Trapp dhe Julian Draxler. Ndërkohë, në kuadër të transferimit të trajnerit në drejtimin e PSG-së Julian Draxler ka thënë:
“Mund t’i kisha bërë bisht kësaj pyetjeje duke thënë se jam i fokusuar vetëm te botërori. Por patjetër që jam kurioz për trajnerin e ri. Nuk e kam takuar ndonjëherë. Por kam dëgjuar vërdallë.
“Të gjithë kanë një mendim të mirë për punën e tij. Ndërsa për njeriun Tuchel, disa e duan dhe disa jo..
“Por kështu janë këto gjëra. Gjithsesi, jam i bindur se Parisi ka marrë një trajner fantastik.”