Erling Haaland është lojtar i ri i Manchester Cityt, raporton The Athletic, duke shtuar se njoftimi zyrtar i transferimit nga Borussia Dortmund te City pritet këtë javë.

City do të paguajë 75 milionë euro dëmshpërblim për futbollistin 21-vjeçar, sa është shuma e klauzolës së blerjes në kontratën e transferimit të Haaland këtë verë. 250 milionë euro të tjera do të shpenzohen për pagat dhe komisionet menaxheriale të norvegjezit. Haaland pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare sipas së cilës do të fitonte rreth 30 milionë euro në sezon, përcjell Korneri.net

Haaland ka shënuar 28 gola në 29 ndeshje për Borussia këtë sezon, dhe ka shënuar gjithsej 85 gola në 88 paraqitje për klubin gjerman. Ai erdhi te Borussia në afatin kalimtar të dimrit në 2020 nga Salzburgu me një kompensim prej 20 milionë euro. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here