Manchester City “mbajti” emrin e Erling Haaland në ndeshjen e parë të sezonit 2022-2023 të Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës i është “falur” norvegjezit, me sulmuesin që u dhuroi fitoren kampionëve në fuqi të Anglisë.

Pjesa e parë e ndeshjes West Ham-Manchester City ishte deri diku e balancuar, me skuadrat që nuk dhuruan shumë, deri në minutën e 36’, kur Haaland fitoi një penallti dhe shënoi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Në fraksionin e dytë City dhuroi një panoramë krejt tjetër, duke u treguar më kërkuese e dominuese. Do të ishte po Haaland ai që do të realizonte edhe në këtë pjesë, ku pas një asisti nga De Bruyne, norvegjezi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 65’.

22-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 77’, kur i la vendin Alvarez, me këtë të fundit që po ashtu bëri debutimin me City-n.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 dhe përveç fitores së këtij takimi Erlind Haaland u dhuroi siguri “citizens” për golat në vazhdimësinë e kampionatit.

Artikulli paraprakMan.United e nis me humbje kampionatin, barazim në King Power
Artikulli tjetërAtl.Madrid deklasoi Juventusin, Morata hat-trick