Ballkani fitoi me shifrat 2-0 ndeshjen e Grupit C ndaj Dinamo Zagren teksa një prej autorëve të golave ishte Almir Kryeziu.

Anësori pas ndeshjes për SuperSport u shpreh se ajo që e dallon Ballkanin prej skuadrave të tjera është fakti se suharekasit e kanë guximin për të luajtur një futboll me logjikë që nis nga mbrojtja e përfundon në sulm.

“Mendoj që në fillim e kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin, një kundërshtar shumë i fortë. Kemi respektuar më së pari veten dhe mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam fitoren. Po kemi guxim për të bërë futboll të bukur nga mbrapa, kjo po na dallon nga ekipet e tjera.

Mendoj që krijuam shumë raste deri te goli. Ne lojtarët e dinim që goli po afrohej, edhe pse Dinamo Zagreb është ekip i madh. Mendoj se e merituam fitoren.

Kualifikimi? Grupi nuk është i lehtë, ka ekipe shumë të mira. Duhet të mendojmë çdo ndeshje. Është shumë vështirë, por besoj se mund ta kalojmë këtë grup.

Goli? Një ndjenjë shumë e veçantë”, u shpreh Kryeziu.

Artikulli paraprakGripshi: “Jemi shumë të fortë në shtëpi”
Artikulli tjetërDaja: Zemër dhe karakter, ky Ballkan nuk dorëzohet kurrë!