Ish-futbollisti i Real Madrid, dhe trajneri i të rinjve Juvenil A në po të njëjtin klub, Guti, tha në një intervistë televizive se i lumtur që fitimi i Topit të Artë nga Ronaldo ka pasur impakt negativ tek rivalët e tyre të përjetshëm Barcelona.

“Jam shumë i lumtur tek shikoj që Topi i Artë për Cristiano-n e ka lënduar Barcelonën. Cristiano e meritonte. Çfarë do thotë tani shtypi i Barcelonës? Që Messi është më i mirë. Por këtu nuk ka vend për diskutim, duke parë se sa pak pikë mori Messi. Jam shumë i kënaqur për këtë,” u shpreh ish-futbollisti.

Cristiano Ronaldo fitoi më 12 dhjetor “Topin e Artë” këtë vit të dhënë nga gazeta franceze France Football.

Artikulli paraprakReagon Tramezzani: Ja përse u largova nga Shqipëria
Artikulli tjetërLucescu i’a hap “dyert” Witselit për kalim në Serie A