Tashmë dihen problemet e Juventus në repartin e mesfushës.

Bardhezinjtë kanë humbur për një periudhë të gjatë shërbimet e Paul Pogba dhe Nicolo Fagiolit, i pari për arsye të dopingut dhe i dyti për shkak të basteve të vendosura në platformat ilegale. Në këtë formë, trajneri Massimiliano Allegri i ka kërkuar drejtuesve të ndërhyjnë në merkaton e janarit për të kompletuar organikën në repartin e mesfushës.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por “Zonja e Vjetër” po shqyrton edhe ndonjë okazion teksa së fundmi në listën e italianëve ka përfunduar Kalvin Phillips. Britaniku nuk po merr minutat e pretenduara nga trajneri Pep Guardiola te Manchester City dhe për të dytin sezon radhazi konsiderohet si një lojtar rezervë.

Por, me Europianin përpara, Phillips kërkon të mos rrezikojë pasi minutat i duhen që të mos humbasë rolin e protagonistit në kombëtaren e Anglisë. Ndaj, Juventus do të synojë të bindë fillimisht 27-vjeçarin e më pas të negociojë për një formulë huazimi me “The Citizens”.

/Supersport.al

Artikulli paraprakChelsea mund të përballet me zbritjen e pikëve pasi Premier League nis hetimet për dy transferime të emrave të mëdhenj
Artikulli tjetërNuk kanë fund telashet për Tonalin, edhe Federata Angleze nis hetim për mesfushorin