Mund t’iu duket e pabesueshme dhe pak e pritshme, por Man City e kreu kampionatin.

Me fitoren më shumë se të merituar në Old Trafford ndaj rivalit Man.United 1:2, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tregoi fuqinë që ka, duke treguar dhe dëshmuar se sivjet është pa konkurrencë në Premier League, shkruan Korneri.net.

Si me lojë ashtu edhe me rezultat “citizens”, mposhtën Jose Mourinhon që nuk kishte forcë t’i bënte ballë edhe ashtu “maces së zezë” së tij strategut spanjoll që e mposht sa herë që e takon.
David Silva dhe Nicolas Otamendi shënuan golat e triumfit të madh te Man.City, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Marcus Rashford.

Pës këtyre tri pikëve të mëdha, Man City e përforcoi edhe më shumë pozitën e parë tashmë me 11 pikë më shumë se Man.United kështu që çështja e titullit mund të konsiderohet e mbyllur. /Korneri.net

Artikulli paraprakÇfarë pjese e dytë në derbin Ajax-PSV
Artikulli tjetërMan City futet në analet e futbollit anglez