Ruud Gullit nuk do të nisë punën në stafin teknik të përfaqësueses holandeze në krah të Danny Blind. Në mes tij dhe Federatës Holandeze të futbollit janë shfaqur mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me kontratën që Gullit do të nënshkruante duke i ndërprerë përfundimisht të gjitha marrëveshjet.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Federata Holandeze ka deklaruar se Gullit pretendonte përfshirjen e disa klauzolave në kontratën e tij ku njëra prej tyre ishte lënia e lirë e tij nëse do të merrte ndonjë ofertë tjetër më të mirë.

Por, kundërpërgjigjja e Gullit ishte e menjëhershme, duke theksuar se ishte vetë Federata  e Futbollit që e kërkoi shërbimin e tij si asistent të Danny Blind, me këtë të fundt që u kufizua vetëm në deklaratën se te Holanda do të nisin kërkimet për një asistent tjetër pas ndeshjes me Suedinë.

Artikulli paraprakAncelotti pas fitore së parë: Gjeta një skuadër të madhe
Artikulli tjetër‘Bayern tani janë liruar nga zinxhirët e Pep’