Në vigjilje të sfidës me Napolin, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u shpreh se ndeshja në Ligën e Kampioneve nuk është aspak e lehtë për ta. Ai deklaroi se skuadra e Napolit është shumë e rrezikshme, dhe se lojtarët e ti nuk duhet ta marrin lehtë.

Kam ditë të tëra që i tregoj lojtarëve të mi se çfarë ndeshje të mirë mund të zhvillojë një skuadër si Napoli. Ata bëjnë presion shumë lart, dhe mund të na “vrasin”. Kanë tre sulmues shumë dinamik, si Insigne, Mertens dhe Callejon. Besoj se do jetë një ndeshje e bukur për tu parë, por për ne nuk do të jetë aspak e lehtë”, deklaroi tekniku spanjoll.

Artikulli paraprakFOTO/ Ja kush janë ‘fukarenjtë’ e Serie A
Artikulli tjetërPSG sikur nuk pagoj mjatueshëm: Ja sa i ofron bonus brazilianit