John Stones së shpejti do të mund të punonte përsëri nën direktivat e David Moyes, por kësaj radhe në West Ham.
Ata punuan në Everton dhe tani Man.City mund të shesë mbrojtësin Stones në Londër, me 26-vjeçarin që mund t’i kushtojë West Ham 20 milionë funte dhe City do ta shesë atë sepse nuk ka më vend për të, përcjell Korneri.net
Nathan Ake nga Bournemouth po vjen së shpejti në Manchester për 45 milionë euro, kështu që Guardiola dëshiron të shesë Stones për të bërë vend në skuadër. Prej se Pep ka kaluar te Man.City si menaxher, janë shpenzuar rreth 320 milionë funte në mbrojtës. /Korneri.net