Pep Guardiola ka dy mesazhe të fuqishme të cialat në mënyrë direkte shkojnë për ish skuadrën e tij të dikurshme dhe të zemrës Barcelona, dhe tjera për rivalin e tij direkt në Premier League, Jose Mourinho.  Guardiola thotë se në skuadërn e tij e ka Messin e ri. Ai është Kevin De Bruyne për të cilin strategu i madh katalunas ka lavdata të mëdha.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar në karrierën time. Krahasimi i tij me Messin më duket real, por Kevin duhet të punojë ende shumë dhe ndoshta një ditë do të arrijë nivelin e argjentinasit. Është mjaftueshëm agresiv edhe pa top, por veçanërisht me topin në këmbë dhe nuk kam asnjë dyshim që ai është një lojtar i kompletuar. Mund të asistojë, por edhe shënon shpesh herë prandaj mendoj se jemi me fat që De Bryne është pjesë e skuadrës tonë”.

Pep me një fjalë u bëri me dije se kudo që punon ka lojtarët e tij më të mirë të mundshëm dhe ka një Messi të ri e që deklarata e tij shkon për Barcelonën, kurse e dyta ka të bëjë me Mourinhon për t’i treguar atij që nuk e njeh mirë futbollin, pasi pikërisht portugezi e kishte larguar nga Chelsea talentin belg De Bruyne duke thënë se nuk mund të luajë në Premier League.

 

 

Artikulli paraprakPSG nuk e ka harruar sulmuesin e Realit
Artikulli tjetërZaza shënjestër e tifozëve të West Ham