Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, ia mbyll derën Barcelonës për Eric Garcia.

Javëve të fundit është folur dhe shkruar shumë se Barcelona e kryer punën me mbrojtësin spanjoll, mirëpo duket se nga ky transferim nuk do të ketë asgjë, sepse kështu ka deklaruar sot trajneri Pep Guardiola, përcjell Korneri.net

“Unë nuk dua të flas për këtë histori. Njerëzit flasin shumë, por ai është lojtari ynë. Afati i transferimit mbyllet shpejt dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar për të duke e pasur këtu. Ai është një lojtar dhe djalë i jashtëzakonshëm”. Por, nga ana tjetër mediet britanike dhe janë të sigurta se  20 vjeçari, do të largohet nga City pasi i skadon kontrata me 31 qershor të këtij viti, andaj gjatë janarit Barcelona nuk mund ta ketë lojtarin në asnjë mënyrë. /Korneri. net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here