Pas shumë dështimesh në Champions League, as Pep Guardiola nuk mjaftoi që Manchester City të triumfojë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Pas eliminimit, strategu spanjoll ka marrë një vendim radikal për të bërë revolucion duke larguar rreth 18 lojtarë nga ekipi aktual, shkruan “The Guardian”.

Yaya Toure, Gael Clichy, Pablo Zabaleta, Willy Caballero, Jesus Navas, Bacary Sagna dhe Tosin Adarabioyo janë në skadim të kontratës dhe largimi i tyre është i pashmangshëm.

Gjithashtu në operacionin “fshesa” pritet të futen edhe lojtarë të tjerë si: Joe Hart, Eliaquim Mangala, Samir Nasri, Wilfried Bony dhe Jason Denayer.

Ndërsa, në klub ka pasiguri për të ardhmen për: Sergio Aguero, Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov, Fabian Delph, Fernando dhe Kelechi Iheanacho.

Me largimin e lojtarëve Guardiola do të përfitojë rreth 150 milionë sterlina të cilat do t’i shpenzojë për të bërë merkato të madhe.

Image

Artikulli paraprakReal Madrid merr vendim të rëndësishëm për Dybala
Artikulli tjetërTrepça dhe Drenica edhe nëse fitojnë “Digitalb Kupën” nuk do të luajnë në Europa League! Ja arsyeja…..