Trajneri i gjigantit anglez Manchester City, Pep Guardiola nuk është i kënaqur me formën e ekipit të tij në xhirot e fundit.

Manchester City ka marrë një fitore të vështirë përballë Crystal Palace në fundjavë, por loja e shfaqur gjatë këtij 90 minutëshi nuk e ka kënaqur trajnerin e Citizens.

Guardiola ka deklaruar që ekipi i tij po lëshon pikë kur po luan mirë, ndërsa po fiton atëherë kur po luan keq.

“Të fitosh kundër ekipeve si Crystal Palace, është gjithmonë e vështirë, por ajo që më gëzon janë tri pikët, të cilat na japin vetëbesim për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Guardiola.

“Megjithatë paraqitja jonë nuk ishte në nivelet më të larta pasi që më mirë kemi luajtur ndaj skuadrave si Tottenham, Middlesbrough dhe Everton edhe pse nuk kemi marrë atë që donim”.

“Duhet të përmirësohemi në disa aspekte sepse me kësi performanca nuk mund as ta mendojmë që do të fitojmë titullin”.

City është i treti në tabelë me 27 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli që mbanë të dytin dhe kanë një pikë më pak se lideri Chelsea.

Artikulli paraprakEcclestone me ide të çmendur!
Artikulli tjetërSërish president i Bayern Munchen?