Pep Guardiola është parë i lumtur në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur për rezultatin, ne jemi ende gjallë. Këto gjëra ndihmojnë klubin për të bërë një tjetër hap”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Ne sulmuam në hapësira të ngushta. Kjo është arsyeja pse më dëshironin mua këtu. Të gjithë duhen të përgëzohen”.

“Do të udhëtojmë në Monaco për të shënuar sa më shumë gola. Nëse ne nuk do të shënojmë, do të eliminohemi”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Artikulli paraprakCity e Monaco në histori të Champions
Artikulli tjetërEkskluzive: Intervistë e gjatë me Ardian Koznikun nga Zagrebi