Rodri u largua duke çaluar nga fusha në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, por Pep Guardiola konfirmoi se mesfushori spanjoll do të jetë gati për ndeshjen e sotme kundër Realit.
Trajneri i Manchester City tha se edhe autori i golit në “Bernabeu”, Kevin de Bruyne është stërvitur normalisht dhe është 100% gati, por vazhdon të mungojë Nathan Ake, i cili nuk ka qenë në dispozicion të City në tri ndeshjet e fundit.

Carlo Ancelotti nuk pritet që të bëjë ndryshime në formacion nga ndeshja e një jave më parë në “Etihad”.

Edhe Kamavinga, i cili ishte në dyshim pas një goditjeje që mori në gju në ndeshjen e fundit, është gati. Ndërsa ndaj Getafes ai kurseu lojtarët si Benzema, Rodrygo dhe Alaba.

Rüdiger e markoi shumë mirë Haalandin në “Bernabeu” dhe pritet të jetë sërish në qendër Reali të mbrojtjes, por italiani nuk e konfirmoi, duke shtuar se i gatshëm është edhe mbrojtësi Militão.