Superylli argjentinas, Sergio Aguero e kishte nisur shumë mirë sezonin me Manchester City, por një aksident që e pësoi muaj më parë e ndali hovin e tij dhe ai tani po e vuan mungesën e golave, shkruan “Korneri.net”.

Kjo formë e ish-sulmuesit të Atltico Madrid nuk e shqetëson shumë trajnerin Pep Guardiola, i cili tha se Aguero shumë shpejtë do të gjej formën e tij.

“Në pjesën e parë të sezonit ai ishte top, para aksidentit në Amsterdam. Nuk është lehtë për të, sepse gjithnjë ka 10 lojtarë mbrapa tij që nuk po lejojnë hapësira. Shpejtë ose më vonë ai do të kthehet në atë që është”, tha Guardiola gjatë konferencës për media./Korneri.net.

Artikulli paraprakJuventus dhe Napoli e zhvendosin luftën për titull edhe në merkato
Artikulli tjetër“Peshkaqeni” i Premier League në kërkim të Man.United