Pep Guardiola nuk është një trajner i zakonshëm. Strategu spanjoll shquhet si një strateg mjaft strikt në punën e tij, ndaj dhe nuk toleron asnjë kur nuk vepron siç duhet.

Gjatë fitores së sotme ndaj United ka ndodhur një episod i veçantë. Managala del në stërvitje për të kryer nxemjen, por diçka nuk shkon me të. Trajneri Guardiola i bërtet fillimisht ndihmësit të tij, Artetës dhe më pas e thërret lojtarin, i cili kishte veshur një kapuç në kokë.

Edhe pse mund të kenë qenë temperatura të ulëta në Angli, ai kërkon impenjim maksimal dhe sakrifica nga futbollistët e tij.

Artikulli paraprakMan City futet në analet e futbollit anglez
Artikulli tjetërKjo nuk ndodhte prej 50 vitesh në Serie A