Pep Guardiola e pëson në rrugët e Manchesterit derisa automjeti i trajnerit spanjoll të Cityt nuk i shpëtoi autoriteteve britanike. 52-vjeçari e kishte parkuar makinën në një zonë të ndaluar dhe policia e gjobiti.

Në momentin që Pep mbërrin për tek makina, polici e njoftoi menjëherë për gjobën. Sigurisht, duke qenë një personazh si Guardiola edhe polici nuk i shpëtoi tundimit për t’i kërkuar një foto trajnerit aq të suksesshëm të Manchester City. Përgjigja e spanjollit nuk ishte nga ato të zakonshme pasi i ktheu “kusurin” policit për gjobën.

“Do një foto me mua? Apo, atëherë duhet të paguash”, i tha Guardiola policit. Por, e gjitha kjo ishte një shaka e spanjollit që e pranoi me kënaqësi foton pavarësisht gjobës që i duhet ta paguajë.

Artikulli paraprakNjë penallti vendosi fitoren e Arsenalit
Artikulli tjetërOperohet Guardiola, City me njoftim zyrtar për mungesën e spanjollit