Po i ecen mirë, dhe po i shkel të gjithë kundërshtarët që po i dalin përpara.

Ky është Pep Guardiola dhe Manchester City, që me plot meritë kryesojnë kampionatin anglez me tetë pikë më shumë se Man.United, dhe pikërisht kundërshtari i radhës do të jetë rivali i qytetit, shkruan Korneri.net.

Për Guardiolan edhe kjo ndeshje është si të gjitha të tjerat, duke mos dashur ta bëjë të madhe fare derbin lokal, por ai ka shkuar edhe më larg me deklaratën e fundit saqë në mënyr ë indirekte ka bërë një lloj shakaje me Man.United.

“Më vjen keq që Pogba nuk do të luaj ndaj nesh, por dëshira ime do të ishte që francezi të jetë në fushën e blertë ,sepse do të doja të luaja kundër futbollistëve më të mirë të tyre”, ka shkruar Guardiola që duket mjaftë optimist për ndeshjen e cila zhvillohet në Old Trafford. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Hienat” i marrin veturën luksoze Balotellit (Video)
Artikulli tjetërKjo sështë normale: Me makinë në fushën e futbollit!!! (Video)