Joško Guardiol ka komentuar barazimin mes Manchester City dhe Tottenham në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të kampionatit anglez.

Takimi në Etihad përfundoi 3:3 dhe mbrojtësi kroat i kampionit aktual të Evropës dhe Anglisë beson se City aktualisht në vendin e tretë duhet të përmirësojë lojën për t’u rikthyer në krye të tabelës, përcjell  Korneri.net

Në tre ndeshjet e fundit të ligës, City luajti me klube nga kreu i Premier League dhe ndau pikët me ta të tria rastet. Ndaj Chelseat ishte 4:4, ndaj Liverpoolit 1:1, dhe një barazim i ri 3:3, që do të thotë se skuadra e Pep Guardiolës tani ka tre pikë më pak se Arsenali kryesues dhe një më pak se Liverpool i vendit të dytë.

Guardiol: Duhet të kishim fituar

“Jam i zhgënjyer, e meritonim të fitonim. Mund ta kishim arritur, patëm raste të mëdha në pjesën e parë. Por doli ashtu siç doli. Ishte një lojë e madhe dhe një betejë e madhe, e mrekullueshme për shikuesit, por jo për ne që morëm vetëm një pikë”, tha Guardiol dhe shtoi:

“Duhet të analizojmë ndeshjen dhe të shohim se çfarë gabimesh kemi bërë në të. Në çdo ndeshje ne përpiqemi të mos pësojmë gol, por duhet të dini se Tottenham ka lojtarë të shpejtë, se ata janë të rrezikshëm dhe të mirë në tranzicion. Jemi të vetëdijshëm nga cilësitë e tyre, por ne mbrojtësit duhet të rregullojmë disa gjëra”. /Korneri.net

Artikulli paraprakLeao: Nuk ndjej dhimbje, por nuk nxitohem! Titulli? Ne besojmë
Artikulli tjetërTer Stegen nuk gjen zgjidhje tjetër, përfundon në “thikë”