Situatë e rëndë tek Manchester United.

Sipas “The Sun”, dy lojtarë të Manchester United janë përleshur dhunshëm mes tyre në stërvitjen e së enjtes.  Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të ndarë dy lojtarët e Djajve të Kuq, të cilët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Sipas të përditshmes britanike, ky sherr i habiti të gjithë tek skuadra angleze, e cila po përjeton një fund shumë të komplikuar të sezonit. Stërvitja u mbyll përpara kohe dhe lojtarët u kthyen në dhomat e zhveshjes.

Ekipi i United, i cili nuk luan këtë fundjavë ka marrë disa ditë pushim, teksa të dielën e ardhshme (17:00) do ta luajnë ndeshjen e fundit të sezonit kundër Crystal Palace . Djemtë e Ralf Rangnick aktualisht janë në vendin e 6-të në Premier League .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here