Piloti i Haas në F1, Romain Grosjean,  11 ditë pas aksidentit të frikshëm në Çmimin e Madh të Bahreinit deklaron se është “50 për qind” në shëndet të plotë. Ai i mbijetoi për mrekulli një përplasjeje të dhunshme me makinën e tij të ndarë më dysh në Bahrein, më 29 nëntor.

Ai doli i padëmtuar rëndë nga ai aksident i frikshëm me shenjat e djegies që janë të dukshme në dorën e tij të djathtë..

“I kthyer 50%”, shkroi ai në Instagram, duke postuar dy fotografi të dorës së tij të djathtë.

“Jam shumë i lumtur që kam dorën time të djathtë pa fasho. E kam kremosur me bollëk gjatë gjithë ditës, por është shumë mirë ta shohësh në një formë kaq të mirë. Tani po pres që të më shërohet dora ime e majtë.”

Fotografitë e shpërndara të enjten tregojnë dëmtimet janë më së shumti në zonën e nyjeve të gishtit tregues.

Mjekët kanë arritur të qetësojnë zonën e djegur deri në një farë mase dhe fotot tregojnë se lëkura tani po riparohet.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here