Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 07:49:04Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Sipas mediave britanike, ylli francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, është caku kryesor i Manchester United në merkato.

25-vjeçari është tifoz i Man United qysh në fëmijëri dhe një mik i madh me reprezentuesin francez, Paul Pogba, i cili është rekord botëror i transferimeve për 89 milionë funte.

Griezmann u rrit duke idolizuar David Beckhamin, dhe me largimin e Memphis Depay këtë javë drejt skuadrës francez, Lyon, fanella me numrin shtatë ka mbetur e lirë.

Kjo fanellë në të kaluarën është veshur nga yje të mëdha të Old Traffordit si, David Beckham, George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe Cristiano Ronaldo.

Artikulli paraprakLajmi i mengjesit: Ylli i Premier League në verë te gjiganti spanjoll?
Artikulli tjetërLakers deklasohet krejtësisht, Warriors nuk ndalen