Agjenti i Antoine Griezmann, Theo mbrëmjen e djeshme ka bërë tifozllëk të çmendur për skuadrën e Manchester United njësoj sikur vëllai i tij të luante me klubin nga “Old Trafford”.

Kaq ka mjaftuar që mediat ndërkombëtare në bazë të postimeve në rrjetin social ‘Twitter’ të aludojnë një transferim të mundshëm të Griezmann drejt United, shkruan “101greatgoals”.

Më pas të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale duke i kujtuar agjentit francez që Antoine Griezmann verën e ardhshme të transferohet te skuadra e Manchester United.

Kujtojmë që United fito 4-0 ndaj Feyenoordit duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm drejt fazës tjetër në Europa League.

Këto kanë qenë postimet e Theo Griezmann:

Image

Artikulli paraprakAnaliza / Reali po vuan ende mallkimin “San Siro”!
Artikulli tjetërNeymar në krizë, ky është rekordi negativ