Pavarësisht ofertave nga disa kluve evropiane e posaqërisht nga Manchester United, sulmuesi fantastik francez Antoine Griezmann e ka shtuar besimin e tifozëve se do të mbetet tek Atletico Madrid, të paktën edhe për një sezon.
Griezmann tash e një kohë të gjatë është i pari në listën e “djajve të kuq” edhe për afatin kalimtar veror, por vet lojtari e nxori veten jashtë kësaj mundësie.
Antoine Griezmann këmbëngul se nuk do të largohet këtë verë nga “Vicente Calderon”.

“Siç e kam thënë shumë herë më parë, unë kam një kontratë të vlefshme me Atleticon. Unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Së pari, për t’u larguar klubi duhet të vendosë nëse dëshiron të më shesë mua apo jo. Unë jam i lumtur në fushë dhe përpiqem të jap më të mirën për tifozët”, ka theksuar Griezmann.

Por, shumë media sportive mendojnë se kjo është një manovër e vet lojtarit për të përmirësuar kushtet e kontratës që i ofrojnë pretendentët, e sidomos për madrilienët që ata t’ia rritin pagën vjetore.

Artikulli paraprakFederer-Wawrinka, në finalen e “Indian Wells”
Artikulli tjetërNapoli e rrezikoi fitoren edhe përkundër tre golave epërsi