19 korrik 2016

Greqia e ka mposhtur Kosovën me rezultat të thellë 103:44 në kuadër të Grupit C të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Chalkida të Greqisë.

Greqia si superfuqi evropiane e basketbollit është pritur që të triumfoj ndaj Kosovës, e cila vetëm për vitin e dytë radhazi është duke marr pjesë në gara të FIBA-s.

Kosova të mërkurëndo të ballafaqohet me Irlandën me fillim nga ora 13:15.

Nëse Përfaqësuesja jonë ia del të mposhtë Irlandën me 14 pikë epërsi, do të arrij të siguroj vendin e katërt në grup, që e dërgon në fazën tjetër të këtij kampionati.

– See more at: http://www.basketbolli.com/sq/article/greqia-shume-e-forte-per-kosoven#sthash.GzUJgKKL.dpuf

Artikulli paraprakNovak Djokovic fiton “Rogers Cup”
Artikulli tjetërTEB Bank sponsori i parë gjeneral i Kombëtares së Kosovës