Greqia nuk ka arrirur që ta rrezikojë fitoren e thellë prej 4:1 të Kroacisë në ndeshjen parë, pasi sonte ndeshja e kthimit përfundoi pa gola 0:0, shkruan “Korneri.net”.

Edhe pse grekët kishin posedimin e topit, kroatët ishin më të rrezikshëm në sulm, por pa arritur që të konkretizonin rastet e krijuara.

Pra, pas 90 minutave lojë, Greqi – Kroaci 0:0, kështu që falë fitores prej 4-1 në ndeshjen e parë kroatët tashmë edhe zyrtarisht do të jenë pjesëmarrës në botërorin e vitit të ardhshëm, Rusia 2018./Korneri.net.

Artikulli paraprakShqiptarët në botërorin Rusia 2018
Artikulli tjetërAndersson: Arbitri nuk na favorizoi, duhet një gol për t’u kualifikuar