ST ALBANS, ENGLAND - AUGUST 10: Granit Xhaka of Arsenal during a training session on August 10, 2016 in St Albans, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Granit Xhaka mund t’i bashkohet kombëtares së Kosovës dhe të heqë dorë nga fanella e kombëtares së Zvicrës. Mesfushori i Arsenalit që luajti me Zvicrën në Euro 2016 ka marrë një ofertë për të luajtur për Kosovën, pas anëtarësimit të saj në UEFA dhenë maj.

23 –vjeçari ka shprehur edhe më parë dëshirë për të luajtur për Kosovën.

Në deklaratë të Federatës së Futbollit në Kosovë thuhet se janë vendosur kontakte me Xhakën.

“Kosova ka ftuar publikisht dhe privatisht çdo kosovar që luan aktualisht në ndonjë kombëtare tjetër. Çdonjëri është i mirëpritur për t’iu bashkuar sfidës sonë të re tepër të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.

FIFA nuk pritet të bllokojë ndonjë lojëtar që dëshiron të luajë për Kosovën, pavarësisht se ata janë aktivizuar me kombëtare të tjera.

Të tjerë lojëtarë që mund t’i bashkohen Kosovës janë edhe Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri.

Kombëtaren e Kosovës e zgjodhi së fundi edhe Armi Rrahmani, i cili braktisi kombëtaren e Shqipërisë ashtu si Milot Rashica, Herolind Shala e Alban Meha.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Supertalenti i Interit pëson aksident të rëndë [FOTO]
Artikulli tjetërHumbi medaljen e Artë, por provokoi brazilianët me 7 gishta lartë