“Kjo është historia që ka formuar Granit Xhakën dhe ka ushqyer që të tërbohen “zjarret” brenda tij. Detajet janë mizore, mezi të kuptueshme, dhe është çudi që mesfushori i Arsenalit mund t’i artikulojë ato. Pastaj, ashtu si babai i tij, Rakipi i cili kaloi tre vjet e gjysmë si një i burgosur politik në Jugosllavi, Xhaka nuk është një njeri që “vrapon dhe fshihet”. E nis kështu shkrimin e saj për futbollistin me origjinë shqiptare nga Kosova “The Guardian”.

Krimi i babait të Xhakës ishte fakti që kishte marrë pjesë në demonstrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd. Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22 vjeç në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, i cili ishte atëherë një krahinë autonome në Jugosllavi.

Ai u arrestua dhe u dënua me gjashtë vite burg. Rakip Xhaka e ndante qelinë me katër burra të tjerë dhe atë e linin një herë në ditë jashtë për 10 minuta.

Në vitin 1990 prindërit e Xhakës emigruan për në Zvicër. Një vit më vonë, ata lindën djalin e tyre të madh, Taulantin, në Bazel. Ndërsa Graniti, lindi 18 muaj më pas. Xhaka flet edhe për ambientimin në Londër, teksa aktivizohet me Arsenalin.

“Kam gjetur disa shqiptarë me të vërtetë të mirë këtu. Makinën e çoj për ta larë tek një lavazh shqiptarësh. Bisedojmë për futboll, pasi ka edhe konkurrencë. Disa prej tyre janë me Liverpulin, Mançester Junajtid apo edhe Arsenalin. Bëjmë shumë shaka” – u shpreh Xhaka.

Artikulli paraprakBarcelona ka gati kontratën surprizë për Lionel Messi
Artikulli tjetërZbulohet e vërteta e hidhur: Pronari i Milanit s’ka miniera, babai dhe vëllai në burg për mashtrim