Sport Club “Gjilani” njofton se sot ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me ndihmës trajnerin, Granit Dervisholli, i cili nga sot do të merr detyrën e ndihmësit të kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, ku do ti bashkohet pjesës tjetër të shtabit teknik, me në krye Bylbyl Sokoli dhe asistentit Alban Hyseni.

Dervisholli, më parë kishte qenë pjesë skuadrës së 2 Korrikut si futbollist profesionist.Karrierën e tijë si trajner e nisi në ekipin e 2 Korrikut, për ta vijuar atë në skuadrën e Ramiz Sadikut, ku ishte trajner dhe kordinator i gjeneratës nën 15 vjeç në këtë skuadër.

Granit Dervisholli, i lindur në vitin 1993, 27 vjeç, në skuadrën e Gjilanit pas punës të trajnerit të 19 vjeçarëve të skuadrës prizerenase A&N ku gjithashtu kishte kryer funksionin si kordinator i shkollës së futbollit.

Sport Club “Gjilani”, i uron mirëseardhje në skuadrën tonë Dervishollit, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tijë si trajner.

Artikulli paraprakVëllaznimi i bëri ballë Yllit, por jo deri në fund
Artikulli tjetërEtrit Gagica, trajner i portierëve në shkollën tonë të futbollit