Penalltia e dhënë për PSG-në në minutat shtesë ka tërbuar anglezët. Newcastle ishte shumë afër fitores në Champions League në “Parc des Princes”, por polaku Szymon Marciniak dha një penallti të dyshimtë për ekipin francez.

Me Kylian Mbappe që dërgoi topin në rrjetë dhe vendosi rezultatin 1-1. Më parë kishte shënuar suedezi Alexander Isak për bardhezinjtë e Eddie Howe. Të cilët kualifikohen nëse mposhtin Milanin në shtëpi dhe PSG ngec në Gjermani përballë Dortmundit.

Të grabitur dhe të vjedhur”, janë titujt e parë të shtypit sportiv në ishull. Gazetarët anglezë e cilësojnë skandaloze penalltinë e akorduar nga arbitri i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar 2022.

Rregullat janë të qarta, ajo prekje me dorë nuk ishte penallti”, “Vjedhje në Francë” apo “Vendim i neveritshëm”, janë disa prej titujve të fortë në Angli. Ndërkohë që Marciniak akuzohet se ndihmoi PSG-në me vendimin e tij në “limitet” e takimit në kryeqytetin francez.

/Supersport.al

Artikulli paraprak“Reali? S’ndryshoj asnjë shok me ta”, kapiteni i Napolit tregon si ndalet Bellingham
Artikulli tjetërDaja: Jemi maksimalisht të motivuar, duam mbështetjen e shqiptarëve në tribunë