Më në fund diçka interesante dhe e mirë për Milanon. Pasi dështojë të transferonte mbrojtësin Musachio nga Villarreal për shkak të shumë asryejve, buxhetit të vogël, çmimit të lartë e sidomos për shkak se lojtari ishte një kohë të gjatë i lënduar, Milan kreu punë me mbrojtësin e talentuar nga Paraguaji, Gustavo Gomes.

23-vjeçari para pak çasteve aterojë në Milano, dhe kjo është fotoja e tij e parë para se qendërmbrojtësi të shkojë për vizita mjekësore në qendrën klinike La Madonnina.

“Jam njeriu më i lumtur i momentit sepse jam pjesë e Milanos, njërin ndër klubet më të mëdha në botë” ishin fjalët e para të lojtarit para atyre pak gazetarëve që arritën t’i ofrohet makinës që bartte lojtarin drejt qytetit.

Pas sulmuesit Lapadula, presidenti Berlusconi shpenzojë para edhe për këtë mbrojtës pa ndihmën e kinezëve.

Artikulli paraprakPerin në vend të Handanovic
Artikulli tjetërVarmaelen i Romës