Ndeshja mes Atalantës dhe Milanit, e mbyllur me rezultatin 1-1 solli një episod që u diskutua shumë në Itali dhe jo vetëm. Futbollisti i Atalantës, Gomez i bëri një ndërhyrje tepër të gabuar bashkëkombësit të tij, Lucas Biglia duke e dëmtuar gjë e cila solli dyshime për një dëmtim të qëllimshëm.
Pas këtyre aludimeve, ka reaguar vetë lojtari i Atalantës, i cili është shprehur se nuk ka pasur si qëllim për të dëmtuar Bglian, duke i kërkuar falje publikisht.
“Më vjen shumë keq që dëmtova Bilian, por unë nuk kisha si qëllim ta dëmtoja. I uroj atij shërim të shpejtë dhe i kërkoj falje për dëmtimin që i shkaktova”, shkruhej në postimin e Gomezit.