Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë për Real Madridin në gjysmëfinalen e kampionatit botëror për klube, derisa kampioni evropian shënoi fitore ndaj CF America 2:0, ndërsa në finale do të përballet kundër skuadrës japoneze Kashima. Por, përkundër golit të shënuar nga Ronaldo pas asistimit të James Rodriguez, ndodhi një situatë bizarre.
Gjyqtari Enrique Ceceres e ka anuluar golin për shkak të poziticionit jashtë loje, por më pas u desht ta shikonte xhirim e ngadalësuar për ta pranuar golin. Kjo situatë i habiti lojtarët e Realit dhe vet Ronaldon, por duhet thënë se këtë herë teknologjia e tregoi vetëm se nuk gabom kurrë.
Për Ronaldon ishte ky goli i tij numër 500. në karrirrë. Portugezi i jashtëzakonshëm i cili para pak ditësh e fitoi “Topin e Artë”, 377 gola i shënoi për klubin mbretëror, 118 për Man.United dhe 5 për Sporting Lisbonën.