Christian Eriksen ka zgjedhur një mbrëmje të veçantë për të provuar të ndryshojë fatin e tij te Inter.

Pasi hyri në minutat finale, danezi vendosi derbin ndaj Milanit në Coppa Italia, dule realizuar një gol të bukir nga gjuajtna e lirë, një trajektore magjike që kalon mbi barrierë dhe përfundoi prapa portierit Tatarusanu, përcjell Korneri.net

Dhe tani? Nëse është me të vërtetë një fillim i ri, çfarë do të ndodh me të në ditët në vijim. Ofertat e blerjes nuk kanë mbërritur ende. Vetëm sondazhet për huanë që Interi dëgjoi, pa përshpejtuar kurrë largimin (shitjen).

Goli ndaj Milanit, gëzimi i tij dhe përqafimi i bashkëlojtarëve të Eriksenit, mund ta ndryshoj të ardhmen e tij dhe ta rrit bindjen te Conte, se danezi meriton të luaj më shumë, meriton respekt dhe minutazhë më të madhe, andaj me një rol apo pozicion të ri në fushë, Inter apo më saktë Conte, nuk do ta shesin. /Korneri.net

Artikulli paraprakMan. City shpallet kampion dimri, Arsenali vijon ngjitjen në renditje
Artikulli tjetërPërplasja Lukaku-Ibra, zbulohen sharjet e rënda në derbi mes dy gjigantëve