Çdo javë mund të shohim gola të bukur nëpër kampionatet evropiane të futbollit.

Mirëpo, jo shpesh apo shumë rrallë mund të shohim gola që shënohen në mënyrë spektakolare apo më mirë thënë, gola me mjeshtëri siç ndodhi mbrëmë në ndeshjen e Coppa Italia, Roma-Spezia, shkruan Korneri.net

Ricardo Saponara i shënoi dy gola ndaj Romës në fitoren 2-4, mirëpo i dyti ishte për reklama. Sa ishte lojtar aktiv , gola të tillë në futbollin italian shënonte mjeshtri dhe i madhi Francesco Totti, dhe pikërisht në Olimpico gol të tillë realizoi edhe anëtari i Spezia. /Korneri.net

Artikulli paraprakKlopp befason të gjithë për lojtarin që po e kërkon
Artikulli tjetërAgim Zeka transferohet falas tek Austria e Vjenës